Lajm i mirë nga QKUK, konfirmohen dy shtatzëni të reja pas IVF-së

0%

Dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas njoftimit të QKUK-së, shtatzënitë janë konfirmuar përmes analizës β-hCG , në kuadër të programit të fertilizimit të asistuar që po zbatohet në sistemin publik shëndetësor.

Nga QKUK kanë bërë të ditur se ky proces po vazhdon dhe se në ditët në vijim pritet të konfirmohen edhe shtatzëni të tjera. Rezultati i fundit shënon një tjetër zhvillim pozitiv për programin e fertilizimit të asistuar në QKUK, duke sjellë lajme të mira për çiftet që po ndjekin procedurat e IVF-së në sistemin publik shëndetësor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com