“Thirre seancën, thirre seancën!” – Përplasje e fortë Gërvalla-Deliu

0%

Deputetja nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla tha se vazhdimi i seancës konstituive do të thirret kur të ketë marrëveshje politike. Gërvalla u pengua të fliste para mediave teksa deputetët e tjerë të opozitës ndërhynin duke thënë “thirreni seancën”. “Seanca do të thirret në momentin që kemi një marrëveshje… ”, tha Gërvalla.

Gërvalla gjatë ballafaqimit me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu Kodra e pyeti atë se pse nuk vijnë në takim për marrëveshje politike, kurse Deliu Kodra ia kujtoi asaj se është detyrim kushtetues thirrja e seancës konstituive. “Pse nuk vjen në takim? ”, tha Gërvalla. “E ke detyrim me thirrë seancën, thirre seancën, thirre seancën”, tha Deliu Kodra.

Burimi: Bota Sot