Aventura e Paul Pogbas te Monaco mund të ketë përfunduar tashmë. Mesfushori francez e ka marrë propozimin për zgjidhjen e kontratës aktuale nga drejtuesi i transfereve të klubit mbretëror francez, Thiago Scuro. Në këtë mënyrë, Pogbas do t’i jepej mundësia ta gjente një klub të ri brenda muajit shtator, në vend që të mbetej jashtë skuadrës dhe t’i ndiqte ndeshjet nga tribuna në Principatë.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano. Ndërkohë, Pogba duhet të mendojë para së gjithash për rikthimin në gjendjen optimale fizike. Mesfushori i Monacos shpresonte se i kishte lënë pas problemet e shumta fizike të viteve të fundit dhe vetëm dje ishte rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, pasi kishte pushuar për shkak të një shqetësimi në gju.
Rikthimi nuk shkoi sipas parashikimeve, pasi Pogba u detyrua të ndalonte sërish, këtë herë për shkak të një problemi në kofshën e majtë. Francezi u rrëzua i dëmtuar në tokë gjatë një ndeshjeje stërvitore me skuadra të ndara dhe u shoqërua jashtë fushës nga disa pjesëtarë të stafit të Monacos.
Lojtari i lindur në vitin 1993 u largua me një fashë të madhe në kofshë, ndërsa shokët e skuadrës dhe trajneri Filipe Luis u interesuan për gjendjen e tij dhe u përpoqën ta mbështesnin moralisht..
