Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të

0%

Shpërndaje në: Tensione në Kuvend ka pasur të mërkurën në mesditë, gjatë aktiviteteve të Kuvendit me qytetarët. Deputetët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës, kanë penguar deputetët dhe figura të Vetëvendosjes në sallën e Kuvendit.

Sa herë që deputetët e VV-së janë afruar për të folur me qytetarët në aktivitetin e hapur, deputetët e PDK-së kanë brohoritur dhe kanë protestuar duke u kërkuar të mbajnë seancën konstituive. Në disa momente ka pasur raste kur deputetë të opozitës kanë bërë përpjekje për t’i nxjerrë nga salla ata të VV-së.

Burimi: Koha