MF: 2.9 milionë euro përkrahje e re për investimet e kompanive në

0%

Ministria e Financave njofton se barti transfer të ri në vlerë prej 176.5 milionë denarësh, ose 2.9 milionë euro nga buxheti qendror drejt Bankës Zhvillimore për përkrahjen e projekteve investuese në kompanitë vendase.

“Përkrahja e përgjithshme e Qeverisë për kompanitë vendase, me këtë transfer arrin në 14.7 miliardë denarë, ose 239 milionë euro, që paraqet nxitje të konsiderueshme për realizimin e investimeve private dhe për ekonominë. Në buxhet, për këtë qëllim janë planifikuar gjithsej 250 milionë euro.

Mjetet e siguruara në buxhet që do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore dhe rrjetit të bankave afariste vendase te shfrytëzuesit e fundit, kompanitë vendase, janë siguruar nga Qeveria përmes Bankës Hungareze të Eksportit dhe Importit, me qëllim të nxitjes së ciklit investues në sektorin privat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mjetet u plasohen kompanive me kushte të favorshme, me normë interesi prej 1.95% dhe afat shlyerjeje deri në 15 vjet, si dhe me periudhë grejs deri në 3 vjet”, thonë nga Ministria e Financave.

Burimi: Telegrafi