Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Shqipëria nis aventurën më 22

0%

Kombëtarja shqiptare U-21 po përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme ndërkombëtare, teksa kuqezinjtë do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që zhvillohen në Itali. Shqipëria është pjesë e Grupit B, së bashku me Italinë, Kosovën dhe Algjerinë, ndërsa tashmë është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të fazës së grupeve.

Aventura e kuqezinjve do të nisë më 22 gusht, me një përballje prestigjioze ndaj Italisë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Ettore Giardiniero”, në Leçe, në orën . Vetëm dy ditë më vonë, më 24 gusht, Shqipëria do të zbresë sërish në fushë, këtë herë ndaj Kosovës. Sfida do të zhvillohet po në stadiumin “Ettore Giardiniero”, në orën .

Ndeshja e tretë dhe e fundit e fazës së grupeve do të jetë ajo ndaj Algjerisë, më 26 gusht. Përballja do të luhet në stadiumin “Giovanni Paolo II”, në orën .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me tre ndeshje në harkun e vetëm pesë ditëve, Kombëtarja U-21 do të ketë përpara një program intensiv dhe me përballje të rëndësishme, në një kompeticion që ofron një tjetër mundësi për futbollistët e rinj shqiptarë për të fituar eksperiencë dhe për të treguar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, dy skuadrat më të mira të Grupit B do të avancojnë në gjysmëfinale.

Burimi: Bota Sot