Haxhiu s’e mban konferencën në Kuvend pa u larguar PDK-ja

0%

Shpërndaje në: Pas përplasjes me deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk e ka vazhduar aktivitetin me të rinjët në Kuvend e as nuk e ka mbajtur konferencën për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. Ajo është përballur me thirrjet e deputetëve të PDK-së për ta ftuar vazhdimin e seancës konstituive.

Haxhiu ka thënë se as konferencën për media në hollin e Kuvendit nuk do ta mbajë pa u larguar deputetët e PDK-së.

Burimi: Koha