Nita Efendia-Brovina emërohet drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe

0%

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar Nita Efendia-Brovinën në pozitën e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport. Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Gjakovës, e cila ka vlerësuar përvojën e Efendia-Brovinës në fushën e gazetarisë, kulturës dhe politikës.

“Nën udhëheqjen e saj, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të vazhdojë realizimin e projekteve të nisura dhe do të angazhohet maksimalisht në fuqizimin e rinisë, pasurimin e jetës kulturore dhe mbështetjen e pakursyer për sportin dhe sportistët tanë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Me këtë rast, Komuna ka falënderuar edhe ish-drejtoreshën Adea Roka-Pylla për punën dhe angazhimin gjatë mandatit të saj. “Falënderojmë përzemërsisht ish-drejtoreshën Adea Roka-Pylla për punën, përkushtimin dhe angazhimin e saj të jashtëzakonshëm”, thuhet më tej në njoftim. Komuna e Gjakovës i ka uruar sukses Efendia-Brovinës në detyrën e re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Njëkohësisht, i urojmë shumë suksese dhe punë të mbarë drejtoreshës së re, Nita Efendia-Brovina, në këtë rrugëtim të ri plot përgjegjësi!”, thuhet në njoftim. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi