Francën e kaplon vala e re e të nxehtit – ashpërsohen reduktimet e

0%

Franca po përballet me një tjetër periudhë të të nxehtit intensiv. Të mërkurën, më , vala e të nxehtit po përhapet në pjesën më të madhe të vendit, me 78 rajone nën alarm portokalli, raporton Euronews . Në disa rajone, temperaturat do të shkojnë mbi 35 shkallë Celsius, ndërsa në disa të tjera, si Korsika, termometri mund të kalojë mbi 40 shkallë Celsius të enjten.

Vapa e zgjatur po ua vështirëson banorëve edhe më shumë jetën e përditshme. Në Bordeaux, sikur edhe gjetiu, disa qytetarë nuk kanë qare tjetër veçse t’i mbajnë dritaret të mbyllura gjatë ditës dhe t’i kufizojnë lëvizjet për orët më të freskëta. Netët gjithashtu po bëhen të zorshme, me temperaturat që po bien ngadalë, veçanërisht në perëndim të vendit.

Në këto kushte, autoritetet ua rekomandojnë qytetarëve të pinë ujë rregullisht, të ruajnë freskinë dhe t’u kushtojnë vëmendje të veçantë njerëzve të cenueshëm, siç janë të moshuarit dhe fëmijët e vegjël. Një dietë e pasur me fruta dhe perime dhe dushet e freskëta gjithashtu mund t’i ndihmojnë njerëzit t’i përballojnë më mirë temperaturat e larta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por vala e të nxehtit nuk është shkaku i vetëm për shqetësim. Mungesa e reshjeve po e përkeqëson thatësirën. Tokat mbeten jashtëzakonisht të thata dhe lumenjtë e vegjël janë në gjendje veçanërisht shqetësuese. Mendohet se gati 1,400 kanale ujore janë tharë, sipas Zyrës Franceze për Biodiversitetin (OFB).

Reduktimet e ujit tani prekin një shumicë shumë të madhe të popullsisë në Francën kontinentale dhe në Korsikë. Kjo vazhdimësi valësh të nxehti, të cilat po shpeshtohen dhe po bëhen më intensive në kontekstin e ngrohjes globale, spikat vështirësitë në rritje për të cilat Franca duhet të përgatitet. Kthimi i temperaturave më të durueshme nuk pritet para fundjavës.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo