Një aksident pa pasoja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e pestë të qytetit të Sarandës. Mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë ka goditur një mjet të parkuar, i cili nga goditja është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo.
Nga kjo janë konstatuar vetëm dëme materiale tek mjetet. Nga alkoltesti që iu bë drejtuesit të mjetit rezultoi se nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Nga shërbimet e qarkullimit rrugor po kryhen veprimet procedurale dhe zbardhur ngjarjen.
