Dehari: Seancat shterpë vetëm irritojnë qytetarët, zgjidhja është

0%

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare, duke vlerësuar se vazhdimi i seancave pa rezultat nuk i shërben zgjidhjes së ngërçit institucional.

Dehari përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vitin e kaluar, me , Gjykata Kushtetuese kishte ritheksuar nevojën që Kuvendi të konstituohej brenda afatit 30-ditor, me afatin që fillonte të rridhte që nga dita e shpalljes së aktgjykimit KO124/25. Sipas tij, kjo nënkuptonte që sipas aktgjykimit KO124/25, Kuvendi do duhej të konstituohej më së largu me .

“Të gjithë jemi dëshmitarë se konstituimi i Kuvendit nuk kishte ndodhur as pas afatit të ri 30-ditor të vendosur nga GJK, pra deri me datën . Sa herë që u kam bërë thirrje deputetëve të opozitës vitin e kaluar që të votonin për ta konstituuar Kuvendin e të mos tejkalohej afati kushtetues, përgjigja e tyre ka qenë se ‘nevojitet marrëveshje politike’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Asnjëherë nuk ishte problematizuar tejkalimi i këtij afati. Kurse nga vetë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimet pasuese për çështjen e konstituimit, u kërkohej palëve të vazhdonin tentativat për konstituim pavarësisht tejkalimit të afatit, sepse nevoja për ta konstituuar Kuvendin i mbivendoset afatit”, ka shkruar Dehari.

Tutje ai ka thënë se kërkesa e partive opozitare u precizua edhe më tej pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke insistuar që marrëveshja politike duhet të bëhet para formimit të institucioneve, përndryshe shkojmë në zgjedhje.

“Ne edhe mund të thërrasim seanca shterpë të cilat vetëm sa i irritojnë qytetarët, mirëpo përvoja nga dy legjislaturat e kaluara na ka mësuar që e vetmja mënyrë për institucione stabile dhe për të evituar zgjedhjet, është përmes një marrëveshjeje politike në mes të partive parlamentare.

Momentin e parë që kemi sinjale për marrëveshje politike që siguron formimin e të gjitha institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve, ashtu siç e ka kërkuar edhe vetë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimet e vitit të kaluar, pra që palët të merren vesh në vend se të ketë tentativa pa rezultat, thirrja e vazhdimit të seancës konstituive bëhet formalitet ceremonial”, ka shkruar ndër të tjera Dehari.

Burimi: Telegrafi