Zjarr fushorë në Lipjan, Policia interviston një të dyshuar

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar një të dyshuar lidhur me zjarrin fushorë në Lipjan. Rasti ka ndodhur të martën, në ora . “Raportohet për një zjarr fushorë, i cili është përhapur edhe në pjesë tjera. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar” thuhet në raport. Njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje.

Në cilësinë të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Burimi: Telegrafi