Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Nga atje thonë se intensiteti i trafikut është rritur në rrugët jashtë zonave urbane, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve. “Në pikën kufitare Tabanoc, për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth një orë.
Përafërsisht një orë pritet edhe në Bogorodicë, gjithashtu për dalje nga vendi. Në pikat e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi”, thonë nga LAMM. LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut.
