“Çdo njeri ka të drejtë të ketë një varr”, shpresa e familjes Ademi

0%

Shpërndaje në: Që kur filluan gërmimet në fund të korrikut në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, janë kthyer ndjenjat e përziera për familjen e Adem Ademit, kirurg i njohur nga Mitrovica i cili u zhduk së bashku me 22 intelektualë të tjerë disa muaj para përfundimit të luftës, në vitin 1999.

Meqenëse gërmimet po bëhen në atë pjesë, duket se janë rritur shpresat e optimizmi që do të ketë një lajm për të, sepse ishte vendi ku Ademi bashkë me të tjerët u panë për herë të fundit. Djali i tij, Erblin Ademi, që ishte nëntë vjeç në takimin e fundit me të atin, ka treguar për ankthin që e ka përcjellë përgjatë gati 30 vjetëve të pritjes.

Ai ka thënë se mes tjerash, e drejtë njerëzore është që secili të ketë një varr ku mund të nderohet e kujtohet. Drejtësi, është kërkesa tjetër. “Gjithmonë, kur kemi dëgjuar për fillimin e gërmimeve, ka pasur një ndjenjë të përzier, një ndjenjë shprese dhe një ndjenjë dhimbjeje. Sado vite të kalojnë, ndjenja e dhimbjes do të ekzistojë gjithmonë për një familjar, veçanërisht për prindin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por, në të njëjtën kohë, gjithmonë ka pasur edhe një ndjenjë shprese, një ndjenjë se më në fund e vërteta po zbulohet, se më në fund grupi prej 23 personash po gjendet dhe se, më në fund, ashtu si çdo qenie njerëzore që ka të drejtën njerëzore të ketë një varr ku mund të vizitohet, ku mund të nderohet dhe ku mund të kujtohet, fundi po afrohet”, ka thënë Ademi në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Associated Press.

Edhe Arbëri 6 tet 2025 Xhafer Shatri: Ja një listë të pathënash deri më tani Rreth 1,600 persona ende konsiderohen të zhdukur nga lufta dhe besohet se mund të jenë të shpërndarë në varreza masive të pashënuara. E ndonëse optimist, Ademi është shprehur se edhe këtë po e bëjnë me kujdes dhe se dhimbja nuk mund të kalojë derisa drejtësia të ketë fjalën e saj për çdo të zhdukur.

“Po, kemi shpresë, dua të them se kemi shumë shpresë që më në fund, edhe pse drejtësia është vonuar. Kam thënë se dhimbja po zbutet, por ajo nuk do të kalojë derisa të kemi drejtësi përfundimtare, jo vetëm për këtë grup viktimash, por për të gjithë ata që kanë kryer krime dhe kanë marrë pjesë në këto krime të mëdha gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Ademi.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka thënë se më të vështirë këtë proces e ka bërë qasja aspak bashkëpunuese e Serbisë. “Është e qartë se autoritetet (e Kosovës dhe Serbisë) nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë.

Gjithashtu, ka informacione se ky dëshmitar, një serb etnik, i cili dha informacion për varrezën masive në Kalludër, është arrestuar disa ditë më parë në Serbi, nën dyshimin për spiunazh dhe për dhënien e informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës. Ky është një shembull i drejtpërdrejtë se si autoritetet në Serbi po e trajtojnë këtë çështje, ka thënë Blakaj.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, numri i personave të zhdukur sot është më pak se 1,600. Gërmimet në Kalludër, në komunën veriore të Zubin Potokut, nisën në fund të korrikut, pas zbulimit të mbetjeve njerëzore. Edhe Arbëri 20 pri 2026 Si hyri Kosova në aventurën e “këmbimit” të territoreve?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se autoritetet besojnë se viktimat mund të jenë intelektualët e zhdukur, të cilët dyshohet se ishin kapur teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Kosova për t’i shpëtuar grumbullimit nga forcat serbe.

Në maj të vitit 2023, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që përfshinte zotime nga të dyja palët për të sqaruar fatin e personave të zhdukur, por Serbia nuk e respektoi kurrë.

Burimi: Koha