Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 12 gusht. Sipas njoftimit, çmimi i naftës edhe për sot është 1.67 euro për litër, duke u shtrenjtuar kështu për tre centë. Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, për tre centë. Sot është 1.47, gjersa të martën ishte 1.44 euro.
Çmimi i gazit vazhdon të jetë i njëjtë, 0.60 euro për litër. Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora dhe vlejnë 24 orë.
Burimi:
Telegrafi
