Sot 74 ditë rezistencë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë dhe

0%

Sot zhvillohet protesta e 74-të qytetare, ku pjesëmarrësit do të dalin sërish në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike. Qytetarët shprehen se kërkojnë largimin e klasës aktuale politike dhe një sistem të ri qeverisës.

Protestat nisën fillimisht kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e kohës ato kanë marrë përmasat e një lëvizjeje më të gjerë qytetare, duke përfshirë edhe kërkesa politike. Pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar protestat çdo ditë, deri në realizimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në protestën e djeshme qytetaret kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa ndër sloganet kryesore janë “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi!” , “Ndryshim sistemi” apo “Rama në burg, Berisha në burg”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht se kanë kaluar 73 dite që nga dita e parë, numri i qytetarëve që protestojnë vazhdon të jetë i lartë, ndërsa në datat 14,15 dhe 16 gusht, kanë paralajmëruar protesta me pjesëmarrjen e madhe të diasporës.

Burimi: Bota Sot