Vrau me kallash mes lagjes shokun e ngushtë, nis seanca për masën e

0%

Ka nisur në Gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 20-vjeçarit Kristjan Sterjo, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zuko. Sterjo është shoqëruar në ambientet e gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Prokuroria pritet të kërkojë “arrest me burg” për të riun, i cili po hetohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”. Në gjykatë janë marrë masa të shtuara sigurie. Forca të Komisariatit të Korçës kanë rrethuar godinën, me qëllim parandalimin e ndonjë konflikti të mundshëm mes familjarëve.

Deri në këto momente, asnjë prej familjarëve nuk është paraqitur në ambientet e gjykatës. Si ndodhi ngjarja Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 8 gushtit në Korçë, ku 20-vjeçari Joan Zuko u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij. Sipas raportimeve, Zuko dhe Sterjo njiheshin prej vitesh dhe ishin shokë fëmijërie. Pas krimit, Sterjo u largua nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e arrestoi disa orë më vonë, ndërsa arma e dyshuar e krimit u gjet e fshehur në zonën e njohur si “Fusha e Druve”. Sipas dëshmisë së dhënë nga Sterjo gjatë hetimeve, konflikti mes dy të rinjve kishte nisur për shkak të një vajze.

Ai ka pretenduar se i kishte kërkuar Zukos të mos e ngacmonte shoqen e tij dhe se ditën e ngjarjes, pas një përplasjeje mes tyre, kishte shkuar në banesë, kishte marrë armën dhe ishte drejtuar për në lagjen ku banonte Zuko. Këto janë pretendime të përfshira në dëshminë e të dyshuarit dhe mbeten objekt i hetimit.

Në dëshminë e tij, Sterjo ka deklaruar gjithashtu se pas të shtënës është larguar drejt “Fushës së Druve”, ku ka fshehur armën, dhe më pas është larguar nga zona. Joan Zuko kishte qenë më herët pjesë e akademisë së futbollit të Skënderbeut, ndërsa më pas ishte bërë tifoz i klubit korçar. Ndërkohë, mediat kanë raportuar se Sterjo ishte arrestuar edhe më parë për plagosje me thikë.

Burimi: Bota Sot