Shpërndaje në: Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka njoftuar për tërheqjen e shtatë produkteve të tjera të qumështit nga tregu.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, nga marketet e inspektuara në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit janë tërhequr: * Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L * Holla Cooking Cream – 1 L * Garden Milk – 1 L Edhe Arbëri 7 gus 2026 Nëntë produkte të qumështit urdhërohen të tërhiqen nga tregu: Për “Vitën” inspektimet vazhdojnë * Spec me krem VIDAS – 1 kg * Magic Cream – 400 g * Schmand 18% – 800 g * Djath i bardhë 100% – 250 g “Inspektorët e IQMT-së kanë urdhëruar operatorët ekonomikë që këto produkte të tërhiqen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
IQMT u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, duke respektuar vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. Edhe Arbëri 12 mar 2026 Tërhiqen nga tregu sërish produktet e Aptamilit Ministria ditë më parë njoftoi për tërheqjen edhe të disa produkteve të tjera.
Aksionet po ndërmerren pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjeti përmbajtje të padeklaruara në etiketë. Nga mostrat e testuara, produktet me mospërputhje rezultuan se përmbajnë vaj palme e qumësht pluhuri.
