Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 6,5 % në muajin korrik 2026, krahasuar me muajin korrik 2025. Inflacioni mujor ishte 0,6 % në muajin korrik 2026, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Transporti, strehimi, uji rryma, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse kontribuuan më shumë në rritjen e indeksit 6.5% në muajin korrik 2026 “Në muajin korrik 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 6,5 % krahasuar me muajin korrik 2025.
Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (17,8 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (11,1 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,3 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,3 %); shëndetësi (4,0 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,7 %); veshje dhe këpucë (2,8 %); ushqime dhe pije joalkoolike (2,7 %); mobilie, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (2,5 %) dhe rekreacion, sport dhe kulturë (2,3 %).”-thuhet në njoftim.
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupet: shërbimet arsimore (-0,5 %) dhe informacion dhe komunikim (-0,1 %), thuhet në njoftimin këtij institucioni.
Edhe në krahasim me muajin qershor 2026, ASK njofton se në muajin korrik transporti gjithashtu ndikoi në rritjen e indeksit “Në muajin korrik 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 0,6 % krahasuar me muajin qershor 2026.
Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transport (4,3 %); rekreacion, sport dhe kulturë (1,9 %); restorante dhe shërbime akomodimi (1,0 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,4 %); veshje dhe këpucë (0,3 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,1 %); dhe shërbimet arsimore (0,1 %).”-bën të ditur ASK.
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupet: ushqime dhe pije joalkoolike (-1,0 %); mobilie, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (-0,6 %); shëndetësi (-0,1 %); dhe informacion dhe komunikim (-0,1 %).
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) Komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin korrik 2026, mund ta gjeni këtu.
