PSG dhe Aston Villa përballen sonte në Superkupën e Evropës

0%

Salzburgu është gati të presë një tjetër spektakël të futbollit evropian, pasi Paris Saint-Germain dhe Aston Villa do të përballen sonte në kuadër të Superkupës së Evropës. PSG, kampioni i Ligës së Kampionëve, synon të fitojë trofeun për të dytin vit radhazi.

Parizienët sezonin e kaluar mposhtën Interin me rezultat të thellë 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa në Superkupë triumfuan ndaj Tottenhamit pas ekzekutimit të penalltive. Në anën tjetër, Aston Villa vjen si fituese e Ligës së Evropës dhe kërkon të befasojë kampionët e Evropës.

Dy skuadrat njihen mirë mes vete, pasi PSG kishte kaluar me shumë vështirësi ndaj ekipit të Unai Emeryt në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, duke triumfuar 5-4 në rezultat të përgjithshëm. Megjithatë, të dyja skuadrat e presin ndeshjen në kushte jo ideale. PSG ka zhvilluar vetëm dy miqësore gjatë kësaj vere, duke humbur 3-0 ndaj Mallorcas dhe duke barazuar 1-1 me Manchester Unitedin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shumë prej yjeve të skuadrës sapo janë rikthyer në përgatitje pas pushimeve. Ndërkohë, Aston Villa ka pasur një verë dukshëm më aktive, me gjashtë ndeshje miqësore të zhvilluara. Megjithatë, mbrojtja e skuadrës së Emeryt ka shfaqur probleme, pasi Villa nuk ka arritur të mbajë portën të paprekur në pesë ndeshjet e fundit përgatitore. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora .

Formacionet e mundshme: PSG (4-3-3): Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Vitinha, Neves, Fernandez; Mbaye, Mayulu, Kvaratskhelia. Aston Villa (4-2-3-1): Bizot; Cash, Lindelof, Torres, Maatsen; Gomes, Kamara; McGinn, Buendia, Garnacho; Abraham.

Burimi: Bota Sot