Shpërndaje në: Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, i ka thënë kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, se zvogëlimi i pranisë së KFOR-it në Kosovë do të zhvillohet gradualisht, do të jetë i bazuar në kushtet e sigurisë dhe se trupat mund të rikthehen nëse zhvillimet përkatëse ndikojnë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.
Ulutash këto deklarata i ka dhënë gjatë një takimi me Elekun, të martën në selinë e KFOR-it në Prishtinë pas kërkesës së kryetarit të Listës Serbe për takim. Në takim, sipas KFOR-it, u shkëmbyen pikëpamje për një sërë çështjesh, përfshirë situatën e sigurisë në veri dhe zbatimin e procesit të paralajmëruar për optimizimin e qëndrimit të KFOR-it.
Ulutash ka theksuar se ky proces është nisur si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë. Ai ka përsëritur se procesi do të zhvillohet gradualisht dhe se mund të rikthehet nëse kjo kërkohet nga zhvillimet përkatëse që mund të ndikojnë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.
Ulutash ka theksuar gjithashtu se KFOR-i mbetet reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe se është i përkushtuar ndaj sigurisë së tij.
Edhe Arbëri 2 gus 2026 Ulutash për zvogëlimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë: Rikthehet nëse e kërkojnë zhvillimet Sa i përket urës kryesore në Mitrovicë, ai ka thënë se kalimi gradual i pranisë së KFOR-it te Policia e Kosovës nga ura është në fazën fillestare.
Pas përfundimit të këtij procesi, KFOR-i do të mbajë një prani të fuqishme në Mitrovicën e Veriut dhe në veri të Kosovës, për të mirën e të gjitha komuniteteve, sipas njoftimit. Në takim me Elekun morën pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, anëtarja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Jovana Radosavljeviq, dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.
