Pas më shumë se dy vitesh, Luis Suarez pranë rikthimit te Uruguai?

0%

Diego Forlan ka lënë të hapur mundësinë që Luis Suarez të rikthehet në kombëtaren e Uruguait, pasi sulmuesi legjendar nuk ka veshur fanellën e përfaqësueses që nga Copa America 2024. Suarezi, 39-vjeçar, e ka përfaqësuar Uruguain për herë të fundit në turneun e zhvilluar në vitin 2024, ku kombëtarja përfundoi në vendin e tretë.

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Uruguait me 69 gola, duke lënë pas Edinson Cavanin me 58 dhe Diego Forlanin me 36 gola. Forlan dhe Suarezi kanë luajtur së bashku edhe në një prej periudhave më të suksesshme të futbollit uruguaian. Të dy ishin pjesë e skuadrës që arriti deri në vendin e katërt në Kupën e Botës 2010, ndërsa një vit më vonë fituan së bashku Copa American 2011.

Në Botërorin e vitit 2010, Forlan fitoi edhe Topin e Artë të turneut, pasi shënoi pesë gola, duke qenë njëri prej golashënuesve më të mirë të kompeticionit. Tani, Forlan është trajner i përkohshëm i Uruguait, pas një fushate zhgënjyese në Kupën e Botës nën drejtimin e Marcelo Bielsa, dhe duket se nuk do ta përjashtonte rikthimin e Suarezit në skuadër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për Luisin dhe shumë besim tek ai”, deklaroi Forlan. “Nëse është në dispozicion për t’u përzgjedhur dhe mund të kemi një lojtar si ai, i cili shënon gola, ka përvojë dhe e tregon këtë javë pas jave, pse jo?”. “Do ta shohim më vonë. Askush nuk do të diskutojë se çfarë është Luis”, përfundoi ai.

Ndeshja e parë e Forlanit në krye të Uruguait do të jetë ndaj Japonisë më 24 shtator, ndërsa gjatë grumbullimit të shtator-tetorit uruguaianët do të përballen edhe me Korenë e Jugut. Ndërkohë, Suarezi po vazhdon të shkëlqejë në MLS.

Sulmuesi ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje këtë vit dhe më herët ka bërë të ditur se është i gatshëm të rikthehet në Kombëtare për ndeshjet e ardhshme./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi