Lukaku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të rrepta te Fenerbahçe

0%

Romelu Lukaku pritet t’i nënshtrohet testeve intensive mjekësore të mërkurën, më 12 gusht, përpara se të udhëtojë drejt Stambollit për transferimin te Fenerbahce, ndërsa Napoli duhet të ndajë shumën prej 6 milionë eurosh plus bonuse me Chelsean. Disa raportime kanë konfirmuar sot se Napoli dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit belg.

Klubi turk është gati të paguajë 6 milionë euro, plus bonuse, me shumën totale që mund të arrijë 10 milionë euro, aq sa kërkonte Napoli për kartonin e Lukakut. Megjithatë, sipas “A Spor”, përpara se të udhëtojë drejt Stambollit, Lukaku duhet t’i nënshtrohet testeve mjekësore shumë të detajuara, në mënyrë që Fenerbahce të sigurohet për gjendjen e tij fizike.

Reprezentuesi i Belgjikës mori pjesë në Kupën e Botës 2026, por sezonin e kaluar luajti shumë pak për Napoli-n për shkak të një dëmtimi serioz muskulor. Ai zhvilloi vetëm shtatë paraqitje dhe shënoi një gol. Testet mjekësore të Lukaku-t janë planifikuar të zhvillohen në Belgjikë të mërkurën, më 12 gusht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar një detaj financiar të rëndësishëm të marrëveshjes. Napoli duhet t’i paguajë 40.9 për qind të shumës së shitjes ish-klubit të Lukakut, Chelseat. Kjo do të thotë se nëse Fenerbahce paguan 6 milionë euro si shumë fikse, rreth 2.45 milionë euro do të përfundojnë te Chelsea.

Pavarësisht kësaj, Napoli sërish pritet të dalë me fitim nga largimi i sulmuesit belg. Klubi italian do të kursejë rreth 6 milionë euro në amortizimin e kartonit të Lukakut për sezonin 2026/27, ndërsa largimi i tij do të shmangë edhe pagën e tij, e cila bashkë me taksat do t’i kushtonte Napolit rreth 7.8 milionë euro gjatë sezonit.

Burimi: Bota Sot