Partizani ndodhet në kulmin e përgatitjeve për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Florin Bratu. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë të kuqtë kanë zgjedhur të zhvillojnë fazën përgatitore në Shqipëri, duke e ndarë atë mes “Shtëpisë së Futbollit”, selia e FSHF-së në kryeqytet, dhe stadiumit “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec.
Në kuadër të kësaj faze, “Demat e Kuq” kanë zhvilluar deri tani pesë ndeshje miqësore, me bilancin pozitiv prej katër fi toresh dhe vetëm një humbjeje. E vetmja disfatë e Partizanit erdhi në fi llim të fazës përgatitore, në përballjen ndaj Besës së Kavajës, të cilën të kuqtë e humbën me rezultatin 2-1.
Ajo ndeshje ishte edhe një test i veçantë për Bratunë, pasi trajneri rumun u dha hapësirë kryesisht lojtarëve të rinj dhe atyre që ndodheshin në dilemë për vazhdimin e aventurës me skuadrën. Më pas, Partizani ka reaguar me një seri prej katër fitoresh radhazi, duke treguar një rritje të vazhdueshme gjatë fazës përgatitore.
Të kuqtë triumfuan 2-0 ndaj Skënderbeut, me të njëjtin rezultat ndaj Pogradecit, ndërsa më pas mposhtën Elbasanin 3-1 dhe në testin e fundit fi tuan 2-0 ndaj Bylisit. Një tjetër element pozitiv që bie në sy nga miqësoret e zhvilluara deri tani është produktiviteti i repartit ofensiv.
Partizani ka gjetur golin në secilën prej pesë ndeshjeve, edhe pse në disa prej tyre trajneri ka provuar formacione dhe lojtarë të ndryshëm. Miqësoret e Partizanit do të vijojnë edhe gjatë fundjavës. Më 15 gusht, të kuqtë kanë planifi kuar një tjetër test, këtë herë ndaj Besëlidhjes, në stadiumin e Lezhës.
Do të jetë një tjetër mundësi për Bratunë për të provuar skuadrën dhe për të bërë rregullimet e fundit përpara nisjes së sezonit zyrtar.
