Shoqëria “Lëvizja” nderon familjet me veprimtari të dëshmuar atdhetare

0%

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare në shërbim të çështjes kombëtare, Shoqëria “Lëvizja” ka vendosur pllaka përkujtimore në shtëpitë e disa familjeve të njohura të rajonit të Pejës. Pllakat u vendosën në Raushiq, Loxhë dhe Radac, ndërsa organizatorët thanë se nisma do të vazhdojë edhe me familje të tjera atdhetare në Kosovë.

Në shenjë falënderimi për kontribut dhe veprimtari atdhetare në shërbim të çështjes kombëtare nëpër të gjitha periudhat e historisë, Shoqëria “Lëvizja” ka vendosur pllaka përkujtimore në shtëpitë e familjeve të Hasan Dinaj në Raushiq , Avdyl dhe Ramadan Shala në Loxhë dhe Kurt Bajraktari e Mulla Zekë Bërdynaj në Radac të Pejës.

Veprimtarët e Shoqërisë Lëvizja thanë se mirënjohje të tilla do të ndahen edhe për shumë familje tjera atdhetare në Kosovë, të cilat kanë lënë gjurmë në të gjitha proceset vendimtare për liri dhe pavarësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot