Klubi spanjoll shkarkon trajnerin vetëm 4 ditë para nisjes së sezonit

0%

Befasi e madhe te Cádiz, pasi klubi ka vendosur të ndahet nga trajneri Imanol Idiakez vetëm pak ditë para fillimit të sezonit. Palët kanë arritur marrëveshje për largimin e trajnerit bask, pas përfundimit të fazës përgatitore. Vendimi vjen pas humbjes 1:3 ndaj Las Palmas në Trofeun Carranza, ku Cádiz la pas vetes shumë pikëpyetje.

Idiakez kishte pranuar publikisht se skuadra kishte nevojë për përforcime dhe se priste lëvizje të tjera në merkato. Pikërisht planifikimi i skuadrës dhe mosmarrëveshjet mes trajnerit dhe klubit kanë ndikuar në ndarjen e tyre. Largimi i tij ka shkaktuar ndryshime të menjëhershme në planet e skuadrës.

Seanca stërvitore e së martës u zhvendos nga mëngjesi në pasdite, në mënyrë që klubi të punojë për zëvendësimin e tij. Tashmë, emri i Albert Celades është ai që po përmendet më së shumti për ta marrë drejtimin e Cádizit. Vendimi vjen në një moment aspak të përshtatshëm, pasi skuadra është vetëm disa ditë larg debutimit në kampionat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Cádiz do ta nisë sezonin përballë Celta Fortuna, ndërsa trajneri i ri do të ketë shumë pak kohë për t’u përgatitur. Idiakez kishte marrë drejtimin e Cádizit vetëm në prill, duke u rikthyer në futbollin spanjoll pas eksperiencës në Qipro. Tani, klubi është i detyruar të bëjë një ndryshim të madh në stol në prag të startit zyrtar të sezonit.

Mbetet të shihet nëse Celades do të jetë zgjedhja përfundimtare dhe nëse do të arrijë ta stabilizojë skuadrën në kohë.

Burimi: Bota Sot