DASH-i për deklaratën e Vuçiqit për lumin Ibër: Normalizimi

0%

Shpërndaje në: Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke thënë thënë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten prioritete të Shteteve të Bashkuara.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, ka deklaruar zëdhënësi i DASH-it për Radio Evropën e Lirë.

Reagimi i Departamentit amerikan të Shtetit vjen pas deklaratave të Vuçiqit, i cili ka kërcënuar se Serbia mund të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër “Të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët pastaj”, ka thënë Vuçiqi. Deklarata nxiri reagime në Kosovë e Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E më herët sot, Komisioni Evropian nuk ka komentuar në mënyrë direkte deklaratat e Vuçiqit dhe nëse një gjë e tillë do të ketë pasoja për rrugëtimin e Serbisë drejt integrimeve evropiane.

Në vend të kësaj zëdhënësja e BE-së për çështje të jashtme, Annita Hipper, vetëm ka rikujtuar se deklaratat e tilla nuk e ndihmojnë normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa ky normalizim është parakusht për progresin drejt BE-së për të dyja palët.

Burimi: Koha