Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike

0%

Ekipi junior i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës po qëndron në Zagreb të Kroacisë, ku po merr pjesë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra 2026. Ekipi kosovar ka zhvilluar deri tani dy stërvitje zyrtare, ndërsa garat kualifikuese do të zhvillohen më 14 gusht.

Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë Sara Pllana në disiplinat parter dhe tra, Rea Berisha në parter dhe tra, si dhe Jora Gërvalla në parter dhe kapërcime. Delegacioni përbëhet nga trajnerja Abeliana Bregu, trajneri Arlind Shaqiri dhe fizioterapeutja Beriana Makolli.

Ky është përfaqësimi i dytë i Kosovës në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm për gjimnastikën kosovare në arenën evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot