​Zjarr i madh në Vrellë, digjen goma pranë bazës së Njësive Speciale

0%

Një zjarr i madh ka përfshirë një kompani në fshatin Vrellë, ku nga flakët janë përfshirë një sasi e madhe gomash. Ekipi i KosovaPress-it ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka përcjellë nga afër situatën. Si pasojë e djegies së gomave është krijuar një sasi e madhe tymi të zi, i cili ka mbuluar një pjesë të fshatit Vrellë.

Zjarri ka rënë pranë bazës së Njësive Speciale të Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit. Ende nuk dihet se si ka nisur zjarri dhe nëse ka persona të lënduar si pasojë e incidentit.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e zjarrit, pasojat dhe dëmet e shkaktuara. Telegrafi ka provuar të marrë më shumë detaje nga Policia, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka mundur të marrë përgjigje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi