Zymer Bytyqi rikthehet në futbollin norvegjez

0%

Pas një viti jashtë futbollit si lojtar i lirë, Zymer Bytyqi është rikthyer në fushë, duke u bërë pjesë e klubit norvegjez Kristiansund. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2027, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 11.

Bytyqi, i cili ka zhvilluar 25 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, është shprehur i lumtur për rikthimin në futboll dhe mezi pret të nisë aventurën e re. Ndihem shumë mirë dhe mezi po pres t’ia nis. Është një grup i mirë me shumë potencial dhe kam besim të madh se kjo do të jetë vendi i duhur” , ka deklaruar Bytyqi.

Burimi: Bota Sot