Një zjarr i madh ka kapluar një kompani në fshatin Vrellë, ku janë përfshirë nga flakët një sasi e madhe gomash. Ekipi i kp dalë në vendin e ngjarjes dhe përcjellë nga afër situatën. Nga djegia e gomave është krijuar sasi e madhe tymi të zi, i cili mbuluar një pjesë të Vrellës.
Zjarri i rënë pranë bazës së Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes në dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët po përpiqen ta vënë zjarrin nën kontroll dhe ta shuajnë atë. Nuk dihet ende se si është nisur zjarri dhe nëse persona të lënduar.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me incidentin dhe dëmet e shkaktuara. Deri në publikimin e lajmit, Policia e Kosovës nuk është përgjigjur për pasojat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.
