Amorim nuk e llogarit Tomorin, Milan gati ta shesë

0%

E ardhmja e Fikayo Tomorit te Milani duket gjithnjë e më larg. Trajneri Ruben Amorim nuk e ka mbrojtësin anglez në planet e tij për sezonin e ri dhe klubi kuqezi është gati të shqyrtojë largimin e tij. Sipas raportimeve të fundit, në orët në vijim pritet një takim me agjentët e Tomorit, ku do të diskutohet e ardhmja e mbrojtësit dhe mundësitë për një transferim gjatë kësaj vere,.

Milani e ka vendosur tashmë çmimin: minimumi 15 milionë euro për kartonin e tij. Tomori, i cili iu bashkua Milanit nga Chelsea në vitin 2021 dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e Serie A në 2022, mund të rikthehet kështu në Premier League, ku interesimi për të pritet të jetë i madh.

Burimi: Bota Sot