Mislimi te Arsimi

0%

Arsimi nga Çegrani ka startuar shumë dobët në edicionin e ri të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, dy ndeshje dy humbje dhe me goldallim 1:9 renditen në vend të parafundit (i nënti) me 0 pikë. Drejtuesit KF Arsimit po përforcohen, me synim që të jenë më të kompletuar në vazhdim të kampionatit. “Me kënaqësi ju prezantojmë Muharem Mislimin, mbrojtësin që i bashkohet klubi tonë!

Me eksperiencë në futbollin vendor, Mislimi ka mbrojtur fanellat e disa klubeve vendore si Bashkimi, Besa, Shkëndija dhe klubeve të tjera, duke sjellë eksperiencë dhe forcë në mbrojtjen tonë ”, ka njoftuar KF Arsimi.

Burimi: Bota Sot