Plagosja me armë në Gjakovë: Prokuroria kërkon paraburgim për tre të

0%

Gazeta Sinjali raportoi dje për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur sot se ka kërkuar paraburgimin ndaj tre të pandehurve lidhur me rastin. Ngjarja ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës , në rrugën “Dëshmorët e Hereçit”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale mes disa personave, situata dyshohet se ka eskaluar në përleshje.

Siç raportoi Sinjali, gjatë konfliktit dyshohet se është përdorur armë zjarri, me ç’rast një 30-vjeçar, me inicialet D.G., është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një predhë dhe një thikë, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer plagosja nuk është gjetur.

Sinjali kishte mësuar se lidhur me rastin janë të dyshuar Hilmi Dula, 42-vjeçar, dhe Ariton Dula, 19-vjeçar. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se për këtë rast janë ndaluar tre persona të dyshuar me inicialet H.D., A.D. dhe E.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe një i mitur është ndaluar për 24 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria ka bërë të ditur se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve.

Sipas Prokurorisë, H.D. dyshohet për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa A.D. dhe E.G. dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”. Ndërkaq, i mituri që është ndaluar për 24 orë dyshohet për “Pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa rasti ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka bërë të ditur se në bashkëpunim me autoritetet kompetente po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave relevante.

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për tentim-vrasjen në Gjakovë – 29-vjeçari u plagos me a*më pas një konflikti Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com