Drita prezanton mesfushorin shqiptar, Rroca largohet nga futbolli turk

0%

Skuadra e Dritës ka bërë një goditje gjatë afatit kalimtar të verës. Kampioni aktual i Superligës ka siguruar shërbimet e mesfushorit, Eduart Rroca. 33-vjeçari ka firmosur me klubin nga Gjilani. Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Turqia, Keciorengucu, kurse gjatë karrierës luajti edhe për klubet si: Kukësi, Istanbulspor, Luftëtari, Manisa dhe Tërbuni..

Burimi: Bota Sot