Në hetim rrjeti shqiptar në Spanjë – sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe

0%

Një mega-operacion ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës ka zbuluar një rrjet kriminal që shtrihej mes Ekuadorit, Spanjës dhe Dubait, me dyshime për përfshirjen e një grupi kriminal me origjinë shqiptare. Në qendër të hetimit janë dy vëllezër biznesmenë nga Arnedo, në La Rioja të Spanjës.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, agjentët e Njësisë Qendrore Operative të Gardës Civile gjetën rreth një milion euro cash, të fshehura në tre kuti këpucësh poshtë krevatit. Sipas hetuesve, dy vëllezërit kishin në administrim rreth një duzinë kompanish që vepronin në transport, importin e produkteve ushqimore, parfumeri dhe shërbime portuale.

Dyshohet se këto biznese përdoreshin si mbulesë për futjen e ngarkesave të mëdha të kokainës në Evropë, përmes porteve të Valencias, Malagës dhe Algecirasit. Në kuadër të operacionit “Mondragón”, autoritetet kanë sekuestruar në total më shumë se 21 tonë kokainë në Ekuador, Brazil dhe Spanjë, ndërsa janë arrestuar 44 persona, shkruan Rtk.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetuesit thonë se struktura funksiononte në tre nivele: kokaina nisej nga Ekuadori, Spanja shërbente si pikë hyrëse në Evropë, ndërsa në Dubai ndodheshin investitorë me origjinë shqiptare, të dyshuar se financonin blerjet e drogës dhe injektonin para në kompanitë spanjolle për të maskuar aktivitetin kriminal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com