Vuçiq: Ndërhymë që të mos lejohet hapja e urës mbi Ibër

0%

Shpërndaje në: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se njoftimi i KFOR-it për tërheqje graduale nga Ura e Ibrit nuk ishte i papritur për të. Në një deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë të hënën në mbrëmje, Vuçiqi ka thënë se ka pasur ndërhyrje të tij që të mos lejohej hapja për qarkullim e kësaj ure.

“Ai (shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsiloviq), supozoj, ka biseduar me komandantin e KFOR-it edhe për çështje të tjera, sepse ata donin ta hapnin urën mbi Ibër në Mitrovicë dhe për këtë arsye pasoi ndërhyrja jonë që një gjë e tillë të mos lejohet”, ka thënë Vuçiq.

Të hënën gjatë ditës, Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar edhe për “integrimin gradual të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit”. Ura mbi lumin Ibër ka qenë për vite një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në Mitrovicë dhe simbol i ndarjes së qytetit. Ajo aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Arbëri 2 mar 2026 Si u përdorën shantazhi, ndarja e territorit e stabilokracia në dëm të vendit… Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për hapjen e urës për trafik në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja parashihte rivitalizimin e urës dhe largimin e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Qeveria e Kosovës së fundmi ka ndërtuar edhe dy ura të tjera pranë urës kryesore, një për këmbësorë një për automjeteve.

Burimi: Koha