Nga LVV thonë se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet me marrëveshje

0%

Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, si deputeti më i vjetër i cili e kryeson seancën konstituive tha të martën, më , se seancat nuk kanë kuptim të mbahen, përderisa nuk japin rezultate. “Ne e dimë që me 28 dhjetor u mbajtën 57 seanca edhe nuk sollën kurrgjë të re. Çfarë kuptimi do kishte të mbahen seanca edhe vazhdimisht të mos kemi rezultate.

Nuk është puna që nuk respektohen [afatet], por dëmi kështu është më i madh. Vetëm për formalitet nëse mbahen seancat njëra pas tjetrës ku është rezultati? Kush është i interesuar që nëse s’ka rezultate, të mbahen seanca vetëm për kot?” – u shpreh Dehari. E kur pyetet nga gazetarët se sa muaj mund të zgjasë kjo, Dehari tha se kjo varet nga bisedimet që bëhen.

“Nëse nuk ka marrëveshje, nëse njerëzit ngulin këmbë, me dhunë kërkan s’mund ta detyrosh. Po qysh po deklarohen nëse janë për zgjidhje, do t’i thirrnin arsyes dhe do ta gjenin një marrëveshje edhe shumë lehtë pastaj kriza do të tejkalohej.” – potencoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë që kur u pyet nga gazetarët se a do ta dërgojë ai si kryesues kuvendi, lëndën në gjykatën Kushtetuese, theksoi se nuk ka ndonjë arsye për ta dërguar. “S’kemi për çka ta çojmë ne. Nëse dikush mendon se është shkelje le ta dërgojë. Ne si themi askujt ta dërgojë as s’kemi pse ta dërgojmë. Por duhet bërë përpjekje për një marrëveshje, për një zgjidhje.” – tha Avni Dehari.

Ndërkaq, Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një kuvend të konstituuar, qeveri e mandat të plotë. “Është e vërtetë që mos-konstituimi i Kuvendit është brengë për qytetarët.

Nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut politik dhe marrëveshjes politike. Liderët të ulen, të dakordohen e të kemi orar e afat të konstituimit, qeverisë 3 zgjedhjes së presidentit. Ndjej keqardhje që komunikimi sidomos nga liderët e opozitës së deridjeshme po bëhet përmes mediave e jo takimit. Kosova ka nevojë për kuvend të konstituuar, qeveri e president me mandat të plotë.

Nuk mund të ketë zgjidhje pa dialog politik.” – u shpreh Kusari Lila. Ajo tutje tha se nuk ka arsye që partitë të mos marrin pjesë në takim dhe theksoi se është më shumë shkelje refuzimi i takimeve. “Gjysma e elektoratit ia kanë dhënë besimin grupit të LVV bashkë me partnerë dhe askush nuk mund të mendojë për formim të institucioneve pa LVV-në.” – theksoi Kusari Lila.

Në një aktgjykim të qershorit 2025, Gjykata Kushtetuese ka dhënë si afat 30 ditë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve që të thirret dhe të konstituohet Kuvendi. “Kërkesa nga paragrafi 1 i nenit 66 të Kushtetutës, që Kuvendi të mbajë Seancën Konstituive brenda tridhjetë (30) ditëve nuk do të thotë vetëm që deputetët e zgjedhur duhet të mblidhen fizikisht në sallë.

Kuptimi i kësaj norme duhet të jetë substancial dhe funksional, duke nënkuptuar që brenda këtij afati duhet të realizohen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit.”- thuhet në paragrafin 132 të këtij aktgjykimi. Më janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, derisa më ishte thirrur seanca konstituive.

Në seancat që u mbajtën më 6 dhe 8 gusht nuk pati votim, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kërkoi afat shtesë për të arritur marrëveshje. Pra rrjedhimisht, vazhdimi i seancës konstituive do duhej të ndodhte para orës të së hënës së , pasi që përafërsisht në këtë orë ishte ndërprerë vazhdimi i seancës të mbajtur më .

Bazuar në këtë rregullore, seanca konstituive e legjislaturës së nëntë gjatë vitit 2025 ishte thirrë mbi 60 herë derisa përfundoi seanca konstituive e asaj legjislature. Më , kur është pyetur Glauk Konjufca, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe zv.kryeministri në detyrë për thirrjen e vazhdimit të seancës, i njëjti është përgjigjur shkurt.

Burimi: Kallxo