Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. Një trailer dhe një autobus janë përplasur fort, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dyja automjetet. Nga informacionet paraprake, mësohet se një vajzë, e cila ndodhej në autobus, ka mbetur e plagosur.
Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e saj shëndetësore, abc.news.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërsa është ngritur grupi hetimor për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
