Pesë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë, Policia nis

0%

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Istog, Deçan dhe Mitrovicë të Jugut, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. Në Fushë Kosovë, më , rreth orës , një grua ka njoftuar Policinë se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”- thuhet në raportin e Policisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Ndërsa në Prishtinë, më , rreth orës , një burrë ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një grua. Sipas Policisë, rasti është nën hetime nga njësitë relevante.

Një rast i dhunës psikike është raportuar edhe në Istog po në të njejtë n datë , rreth orës . Policia ka bërë të ditur se një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave, një gruaje dhe një burri. “Rasti nën hetime”, – thuhet në raportin policor. Në Deçan, po ashtu më , rreth orës , një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj kishte tentuar ta sulmonte fizikisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Policisë, i dyshuari nuk është takuar në shtëpinë e tij, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në Mitrovicë të Jugut, më , rreth orës . Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj e kishte sulmuar fizikisht. Edhe në këtë rast, Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime nga njësitë relevante.

Burimi: Kallxo