Komisioni Evropian për deklaratën rreth ndryshimit të rrjedhës së

0%

Nga: Augustin Palokaj Shpërndaje në: Komisioni Evropian nuk ka komentuar në mënyrë direkte deklaratat e presidentit të Serbisë për planet për ndryshimin e rrjedhjes së lumit Ibër dhe nëse një gjë e tillë do të ketë pasoja për rrugëtimin e Serbisë drejt integrimeve evropiane.

Në vend të kësaj zëdhënësja e BE-së për çështje të jashtme, Annita Hipper, vetëm ka rikujtuar se deklaratat e tilla nuk e ndihmojnë normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa ky normalizim është parakusht për progresin drejt BE-së për të dyja palët.

Gazetari në konferencë për shtyp në Bruksel bëri pyetje nëse Komisioni Evropian mund të thotë se deklaratat në Serbi për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër mund të kenë pasoja për procesion e integrimit të Serbisë në BE.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha