Një person është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshje në Gjakovë, ndërsa lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Policia ka bërë të ditur se, pas një mosmarrëveshjeje, një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në lidhje me rastin, Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. “Pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar”, – thuhet në raportin e Policisë.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si dhe një thikë, të cilat janë marrë si prova për rastin. “Njëra nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, – thuhet më tej në raport.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
