Cancelo e pret sinjalin

0%

Joao Cancelo është gjithnjë e më pranë rikthimit te Barcelona. Mbrojtësi portugez iu bashkua stërvitjeve të Al-Hilalit të premten e kaluar, ndërsa negociatat mes klubit saudit dhe Barcelonës vazhdojnë ende pa një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, si Barcelona, ashtu edhe vetë Cancelo janë të bindur se transferimi do të përfundojë këtë javë.

Në orët e fundit, portugezi ka dashur ta bëjë të qartë një gjë: mendjen dhe zemrën i ka te Barcelona. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Barcelona është plotësisht e bindur se do ta rikthejë Cancelon në “Spotify Camp Nou” në një transferim të përhershëm. Klubi katalanas ka negociuar prej javësh me Al-Hilalin dhe marrëveshja është shumë pranë.

Kanë mbetur vetëm disa çështje që lidhen me taksat, të cilat kanë bërë që zyrtarizimi të zgjasë më shumë nga sa ishte parashikuar fillimisht. Megjithatë, këto vonesa nuk e rrezikojnë transferimin. Ato vetëm e kanë shtyrë përfundimin e operacionit përtej afatit fillestar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vonesa në finalizimin e rikthimit në Barcelonë e detyroi 32-vjeçarin të bashkohej me stërvitjet e Al-Hilalit të premten e kaluar, edhe pse kjo nuk ishte dëshira e tij. Që atëherë, Cancelo e ka rikonfirmuar se objektivi i tij i vetëm është të luajë sërish nën drejtimin e Hansi Flick.

Portugezi e konsideron Barcelonën shtëpinë e tij dhe dhomën e zhveshjes së klubit katalanas si familjen e tij. Në rrjetet sociale, Cancelo e publikoi një fotografi duke e festuar njërin prej golave të tij me fanellën e Barcelonës. Cancelo iu bashkua Barcelonës për herë të parë në formë huazimi nga Manchester City gjatë sezonit 2023/24.

Më pas, ai u rikthye në klub në sezonin 2025/26, këtë herë në huazim nga Al-Hilal.

Burimi: Bota Sot