Bledi Shkëmbi: I kënaqur me lojën, por aspak me rezultatin!

0%

Struga Trim Lum luajti 1:1 me Skopjen në një ndeshje që u zhvillua në FFM. Struganët të zhgënjyer me rezultat, pasi sidomos në pjesën e parë krijuan shumë raste, rreth 5–6 mundësi shumë të pastra për gol. Shënuan një gol, ndërsa një gol i dytë iu anulua. Kundërshtari arriti të shënonte në një nga rastet e rralla që pati dhe kështu Struga mori vetëm një pikë.

Trajneri Bledi Shkëmbi tha: “ U përgatitëm për të fituar dhe mendoj se luajtëm për fitore. Patëm shumë raste për të shënuar më shumë se një gol, por nuk arritëm të shënonim të dytin. Kundërshtari, në rastet e rralla kur arriti të hynte në zonën tonë, shënoi. Edhe pse jemi të zhgënjyer me rezultatin, në përgjithësi jam i kënaqur me lojtarët.

Jam i bindur se po ta shënonim golin e dytë, do të fitonim. Megjithatë, jam i bindur se do të përmirësohemi edhe më shumë dhe do të bëhemi një ekip shumë i fortë”. Ndeshja e ardhshme: në javën e tretë, Struga Trim & Lum do të presë Vardarin në Strugë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot