Kapen tri gjedhe që dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia në Kosovë

0%

Policia Kufitare ka ndaluar një automjet transportues në rrugën Laqiq-Sedllar, ku janë gjetur tri gjedhe për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë. Rasti është raportuar më 10 gusht rreth orës . Sipas Policisë, dy personat e dyshuar nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për kafshët.

Me vendim të prokurorit, gjedhet janë konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Burimi: Bota Sot