Bie alarmi për transferimin e Rodrit te Barcelona, “Marca” zbulon

0%

Marca ka hedhur poshtë disa raportime se Barcelona është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Manchester Cityn për transferimin e Rodrit brenda 48 orëve të ardhshme. Mediumi spanjoll thekson se Barcelona ka ende shumë punë përpara për të përmbyllur marrëveshjen për mesfushorin spanjoll.

Ndërkohë, drejtori sportiv i blaugranasve, Deco, pritet të takohet në orët e ardhshme me homologun e tij te Manchester City, Hugo Viana, me synimin për t’i përshpejtuar negociatat. Barcelona pritet të paraqesë ofertën e dytë për Rodrin, pasi propozimi i parë, në vlerë prej rreth 45 milionë eurosh, u refuzua nga “Qytetarët”.

Rodri gjithnjë e më afër Barcelonës, zbulohet oferta e re për yllin e Cityt Manchester City kërkon 70 milionë euro për mesfushorin, ndërsa Barcelona synon t’i afrohet kësaj shifre duke përfshirë bonuse dhe variabla në marrëveshje. Të gjitha zhvillimet tregojnë se trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, do të duhet të presë edhe pak për ta pasur në dispozicion kampionin e botës me Spanjën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Transferimi i Rodrit në “Camp Nou” mbetet ende i hapur, por sipas Marca , marrëveshja nuk është aq pranë finalizimit sa është raportuar së fundmi./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi