Superjahti luksoz “Deep Blue”, një nga jahtet më të reja dhe më të mëdha në botë, ka mbërritur në Portin e Durrësit për t’u furnizuar me rreth 300 mijë litra karburant. Nga ky furnizim, buxheti i shtetit pritet të përfitojë rreth 120 mijë euro nga taksa e luksit, e cila është 0.4 euro për çdo litër karburant të furnizuar për mjetet turistike detare.
“Deep Blue” është një superjaht 134 metra i gjatë, i ndërtuar në vitin 2026 nga kompania gjermane Lürssen dhe që lundron nën flamurin e Ishujve Kajman. Sipas raportimeve ndërkombëtare, jahti është në pronësi të miliarderit kinez Richard Qiangdong Liu, themeluesit dhe drejtuesit të , ndërsa vlera e tij raportohet rreth 450 milionë dollarë. /Tch
