I moshuari bie nga kati i dytë i banesës në Shkodër, dërgohet me

0%

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë kinemasë në Shkodër, ku një person i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe ambulanca. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se ka frakturë në këmbë dhe është nën kujdesin e mjekëve në gjendje të stabilizuar shëndetësore, shkruan Ancmews/al Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com