Një person është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte goditur një grua. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës , në Vushtrri. Tutje thuhet se si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje kishte goditur viktimën femër kosovare. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
