E raportoi transferimin e Musialas te Galatasaray, gazetari përfundon

0%

Gazetari turk Burhan Can Terzi është ndaluar nën akuzën për përhapje të informacionit mashtrues në lidhje me marrëveshjen e Galatasarayt me yllin e Bayern Munichut, Jamal Musiala. Sipas Mundo Deportivo , Terzi ka dhënë deklaratën e tij në selinë e policisë në Stamboll, përpara se të dërgohej në gjykatë, e cila më pas urdhëroi lirimin e tij.

Galatasaray i kishte mohuar në dy raste raportimet e Terzit. Megjithatë, gazetari turk këmbënguli se informacionet e tij ishin të sakta.

Klubi e akuzoi atë se po përpiqej të përhapte informacione mashtruese dhe të shtrembëronte mënyrën se si Galatasaray i zhvillon negociatat dhe transferimet e lojtarëve. 🚨🚨| Turkish journalist Burhan Can Terzi has been 𝐃𝐄𝐓𝐀𝐈𝐍𝐄𝐃 for allegedly spreading “misleading information” after reporting that Jamal Musiala would join Galatasaray. 👮♂️⛓️ Galatasaray had publicly denied the claim twice. pic.twitter.com/zCctJAsC7o — CentreGoals. (@centregoals) August 11, 2026 Ndalimi i Terzit ishte pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria e Përgjithshme në Bakirkoy, lidhur me veprën penale të publikimit të informacionit mashtrues në mënyrë publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai u lirua më pas, një zhvillim që shkaktoi shqetësim dhe reagime në botën e futbollit dhe gazetarisë. Musiala, 23-vjeçar, ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2030./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi